Ministria e Financave kërkon procedim penal për Kliton Bistrin

31/05/2017 00:00

Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin, inspektor i Hetimit Tatimor, me atributet e oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale.

Në deklaratën e Ministrisë së Financave, veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Financave ka urdhëruar më datë 29 maj shkarkimin e menjëhershëm të Kliton Bistrit. Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë që të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta