
Finalja e këtij viti në Champions League vë përballë Realin e Madridit dhe Juventusin, një ndeshje që mund të përjetohet në mënyrë të veçantë nga Gonzalo Higuain.
Sulmuesi argjentinas ka qenë pjesë e “Los Blancos”, nga të cilët u largua në verën e vitit 2013, për të nisur një aventurë të re në “Serie A”, fillimisht me Napolin, e tani me Juventusin.
Vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Gonzalo Higuain, Nicolas ka folur për median spanjolle në lidhje me këtë përballje, duke shpjeguar edhe shkakun e largimit të tij nga Reali i Madridit.
“Nuk do të ketë asnjë hakmarrje. Gonzalo përjetoi 7 sezone fantastike te Reali i Madridit. U largua nga kjo skuadër, pasi çdo javë trajneri duhej të bënte një zgjedhje mes tij dhe Benzemasë, e kjo nuk ishte e drejtë. Gjithsesi, nëse Gonzalo shënon të shtunën dhe feston, nuk duhet të shihet si mungesë respekti ndaj ish-skuadrës së tij”, tha Nicolas Higuain.
Top Channel