Lezhë, përcillet në banesën e fundit Gjovalin Kadeli

29/05/2017 00:00

Në Lezhë është përjcellë për në banesën e fundit deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli. Ai ndërroi jetë tre ditë më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

52-vjeçari ishte shtruar në një spital të specializuar në Itali, ku i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por pa sukses.

Kadeli ka qenë deputet në dy legjislatura dhe anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta