
Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar në Uashington me medaljen më të lartë të vendit ish-senatorin amerikan Bob Dole.
Motivacioni ishte ai i mirënjohjes së thellë dhe vlerësimit të lartë shtetëror ndaj kontributit të çmuar dhe ndihmesës thelbësore dhënë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si dhe për lobimin në Senatin Amerikan në përkrahje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Kreu i shtetit theksoi gjithashtu edhe angazhimin e senatorit Dole lidhur me avancimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duke ndikuar edhe në procesin e dialogut, mirëkuptimit, begatisë dhe orientimit euro-atlantik të mbarë rajonit të Ballkanit.
I emocionuar, Dole tha se ushqen një dashuri të veçantë për shqiptarët dhe e priti me mirënjohje nderimin e bërë.
Bob Dole ka qenë i emëruar si kandidat për President nga Partia Republikane në zgjedhjet e vitit 1996.
Top Channel