Kupa e 11 e Francës, trofe dramatik për PSG-në falë një autogoli

28/05/2017 00:00

U desh ofensiva e fundit në një finale dramatike, për t’i dhënë Parisit trofeun e Kupës së Francës, në një ndeshje plot tension dhe të komplikuar ndaj një rivali modest, por të vendosur si Angers.

Parizienët e trajnerit Unai Emery ngritën kupën e 11 në histori, si askush tjetër në futbollin transalpin, por për këtë iu falën një autogoli të Issa Cissokho.

Ndeshja mes PSG-së dhe Angers u luftua në thuajse çdo top në “Stade de France”, madje skuadra më pak e kuotuar për trofeun e ktheu mbrojtjen në një bunker të vërtetë, duke vënë në dyshim parashikimet.

Edinson Cavani bëri çmos për të shënuar një gol, që do ta barazonte me Ibrahimoviç në rekordin e golave sezonalë. Por, aty ku nuk ia doli uruguajani, ia arriti – edhe pse aksidentalisht, – Cissokho, me një autogol që vendosi finalen.

Mbyllet kështu një sezon i çuditshëm për parizienët, që dështuan fillimisht për titullin, ndërsa ky trofe jep frymëmarrje, edhe pse të përkohshme për trajnerin Emery.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta