Helmimi, reagon Nishani: Të zbardhet

28/05/2017 00:00

Në lidhje me helmimin e simpatizantëve të PD ka reaguar edhe Presidenti i republikës Bujar Nishani.

Kreu i shtetit thotë se po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nishani uron shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta