Gara e peshkimit, etapa e dytë e kampionatit në Orikum

28/05/2017 00:00

Në bregdetin e Orikumit u zhvillua etapa e dytë e kampionatit Kombëtar të “Surf Casting”.

Dhjetëra peshkatarë nga qytete të ndryshme të vendit u bënë pjesë e kampionatit kombëtar të peshkimit, etapa e parë e të cilit u zhvillua në Tale të Lezhës, gjatë muajit Mars.

Ky kampionat vjen në kuadër të zhvillimit të sportit të peshkimit, pasi në vendin tonë ka munguar prej kohesh, por edhe si një formë sensibilizmi për të gjithë peshkatarët joprofesionistë që të respektojnë ligjet e peshkimit për ruajtjen e habitati natyror të peshqve.

“Këtu prej shumë vitesh është shkatërruar habitati. Gjuhet me rrjeta shumë pranë bregut. Duke sensibilizuar edhe peshkatari sportiv, sensibilizohet edhe pjesa tjetër e cila e zhvillon këtë lloj industrie”, shprehet Ervin Bogdani.

Pjesëmarrësit e përshkruajnë peshkimin si mënyrë për t’u qetësuar, por apelojnë që të bëhet kujdes.

“Është abuzuar tejmase. Në të gjitha akspektet, si në ujërat e kripur, ashtu edhe në ujërat e ëmbël”, shprehet një prej pjesëmarrësve.

“Me këtë fushatë shpresojmë të sensibilizojmë edhe njerëzit për respektimin e ambientit, për respektimin e masave të peshkimit, sezoneve”, shprehet një tjetër.

Faza e tretë e kampionatit do zhvillohet në Sarandë gjatë muajve në vijim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta