Meditimi gjallëron gjendjen e brendshme të trupit: fizike dhe atë mendore. Pasuron inteligjencën natyrale duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e funksionit të mendjes.

Murgu LP Best, thotë: “Meditimi është largimi i mendjes nga gjendja e saj fillestare, pra qetësimi i saj për të reduktuar emocionet. Nga niveli i parë në nivelin tjetër, ti mund të shohësh se si mendja përmirëson aktivitetin e trurit, e madje se si mendja mund të përmirësojë nivelin e lumturisë.”

Psikologia Fleura Shkëmbi, shprehet: “Kisha lexuar më parë, por përballjen e parë e pata kur isha duke studiuar në Angli. Kur shkova në tempujt budistë që ishin aty, fillova ta shikoja efikasitetin e këtyre teknikave, pra efikasitetin e reklasimit progresiv, efikasitetin e relaksimit të trurit, pra teknikave të cilat na ndihmojnë të menaxhojmë stresin dhe ankthin”.

Psikologë dhe pedagogë, bashkë me murgun nga Tajlanda, tentojnë për herë të parë që të testojnë rezultatet që sjell meditimi në shoqërinë shqiptare.

Sonte, ora 20:05, në Exclusive, “Fuqia e mendjes, në kërkim të zërit të brendshëm”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta