Çfarë e bëri Kirsten të qajë në tapetin e kuq?

27/05/2017 00:00

Kirsten Dunst mori famë botërore me rolin e saj në filmin “Interview with the Vampire” në moshën 12-vjeçare, kështu që nuk është e huaj për të pasur vëmendje në tapetin e kuq.

Foto të reja tregojnë Kirsten Dunst që shpërthen papritur në lot në premierën e The Beguiled gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Duke bërë një shfaqje dramatike në tapetin e kuq, aktorja 35-vjeçare është parë të qajë, e veshur me fustanin e saj si në përralla.

Në një moment Kirsten e gjeti veten të tronditur nga emocionet, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve teksa fshinte lotët. Asaj iu bashkua menjëherë Elle Fanning, dhe regjisorja e filmit Sofia Coppola.

Megjithëse u tha se ishin lot gëzimi, vetë stafi i Kirsten nuk ka komentuar mbi këtë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta