Vendimi për Majlinda Andrean, më 12 qershor

26/05/2017 11:30

Gjykata e Lartë mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe vendosi të japë vendim më 12 qershor ndaj çështjes korruptive që ka nën akuzë gjyqtaren e lartë Majlinda Andrea dhe 4 të tjerë.

Të gjithë të pandehurit pretenduan pafajësi, ndërkohë që i fundit që mbajti të njëjtin qëndrim është bashkëshorti i gjyqtares, Odhisea Andrea, sipas të cilit, gjykata jo vetëm duhet të japë pafajësi, por duhet ta pushojë çështjen.

Sipas avokatit Ardian Visha, nuk mundet që një gjykatë më e ulët të urdhërojë përgjimin e një gjyqtari më të lartë, sikurse është gjyqtarja Majlinda Andrea, aq më tepër që, sipas tij, prokuroria nuk mundi të provojë se lekët ishin dhënë për çështjen në gjykim dhe se të akuzuarit ishin të përfshirë në këtë aferë.

Por, prokuroria nga ana e saj kërkoi 4 vjet burg për gjyqtaren Andrea, 5 vjet për bashkëshortin e saj dhe 7 vjet në total për 3 të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA