“Oda e gëzimit”,  kompozimi i bazuar mbi Simfoninë nr.9 të Beethoven-it, pjesë e trashëgimisë muzikore europiane, ka ngacmuar artistin Remijon Pronja, i cili në dy video instalacione sfidon vlerat e kompozimit me konotacionet aktuale, duke i sjellë ato në një perspektivë tjetër.

“Ishte një dëshirë për të luajtur me identitetin e individit dhe të popujve  që sot lëvizin, shkëmbehen, ndryshojnë. Sot e kësaj dite janë ata që përfaqësojnë Europën. Njëra prej tyre pjesa e simfonisë është ajo që përdoret si himn i Europës. Në një rast tjetër kemi violonçelistin që përpiqet, por përherë kemi këtë institucionin, vendin ku neve na mësojnë që të bëhemi dikush tjetër për t’u bërë të pranueshëm në një shoqëri”, shprehet Remijon Pronja.

Himnit të Bashkimit Europian, Pronja i vë përballë edhe realitetin shqiptar në këndvështrimin e tij në një kuadro ku të rinj pranë zonave kufitare shqiptare në Konispol, Shkodër e Pogradec stërviten në not.

“Këta persona shpeshherë përpiqeshin të bënin stërvitje edhe për t’u larguar nga Shqipëria me anë të notit. Ata janë shumë të rinj, janë gati-gati ëndërrimtarët e viteve ’90 dhe ata që shikonin përtej për Europën. Kisha dëshirë që të ishte edhe ajo si një fill i përbashkët i epokave të ndryshme”, thotë Pronja.

Të dyja videot ftojnë në një reflektim për Europën me sytë e artistit Remijon Pronja deri më 3 qershor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta