Tërmet me magnitudë 4.5 në verilindje të Shqipërisë

24/05/2017 00:00

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 shkalla Rihter është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 12:30.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti rreth 5-6 ballë e kishte epiqendrën në fshatin Vinjollë të Matit, 13 km në veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në juglindje të Burrelit.

Emergjencat Civile njoftojnë se, në bazë të informacioneve të marra nga njësitë e qeverisjes vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.

Por paniku nuk ka munguar. Në Bulqizë, njerëzit kanë dalë jashtë, ndërsa shkollat janë mbyllur më herët.

Sipas Emergjencave Civile, lëkundjet e tërmetit janë ndierë lehtë në territoret e qarqeve Tiranë, Dibër dhe Elbasan.

Top Channel