Me një koncert simfonik me pjesët me te bukura nga krijimtaria e pasur e babait të muzikës shqiptare do kujtohet në 90 vjetorin e tij te lindjes Çesk Zadeja.
“Cesk Zadeja dihet tashme që është ai që ka startuar gjithë gjinitë më të mëdha orkestrale, instrumentale të muzikës shqiptare. simfonia e parë, koncerti i parë për piano, baleti i parë shqiptar. Ai ka qenë themelues i institucioneve kryesore shqiptare që krijuan, kultivuan e zhvilluan muzikën tonë, traditën tonë muzikore”, shprehet Zana Çela, drejtore e TKOB.
“Do luhen disa nga veprat kryesore të tij siç është muzika e filmit Skënderbeu, simfonia dhe një nga veprat e fundit që ka bërë në ’96-ën, një vit para se të ndërronte jetë, që vjen nën interpretimin e orkestrës sonë”, thotë Alban Zadeja, i biri.
“Dua të falenderoj me shumë dashamirësi znj. Zana Çela, Desarin dhe orkestrën, instrumentistët e shkëlqyer që ia ngrënë vlerat tim ati”, tha Delina Zadeja, e bija.
Drejtuesja e këtij institucioni gjeti rastin të njoftonte një tjetër lajm të mirë për operën shqiptare.
“Tashme ne në mënyrë legjitime jemi anëtare te ‘Opera Europa’ që do të thotë qe ne jemi gati të ecim me të njëjtat nivele e kushte me teatrot e tjerë operistikë”, u shpreh Zana Çela.
Koncerti në nder të Çesk Zadesë do te mbahet në datën 26 maj në Katedralen e Kishës Ortodokse.
Top Channel