Atletika, në Elbasan organizohet mitingu ndërkombëtar

24/05/2017 00:00

Për herë të parë, qyteti i Elbasanit priti Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës, ku marrin pjesë 8 ekipe përfaqësuese të shteteve të Ballkanit.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në bulevardin “Qemal Stafa” të Elbasanit, ku përshëndetën kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, dhe presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli.

I pranishëm në këtë ngjarje sportive ishte edhe Robert Emmyan, rekordmeni europian i kërcimit së gjati, me armenin që ka uruar që rekordi i tij të thyhet.

“Kjo është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe më pëlqen të jem këtu, sepse më pëlqen populli shqiptar dhe mikpritja e tyre. Sot pashë këtë qytet të vogël të mrekullueshëm, me një mikpritje të jashtëzakonshme. Falenderoj presidentin e Atletikës, Gjergj Ruli, për gjithçka bën për prezantimin e atletikës shqiptare në botë. Jam shumë krenar, që Shqipëria ka sportistë të nivelit europian”, tha Robert Emmyan, ish-atlet, rekordmen i kërcimit së gjati.

Në emër të ekipit kombëtar të Atletikës shqiptare përshëndeti edhe kampionja Luiza Gega.

Top Channel