De’krimi i Kuvendit, Llalla: PS, e pastër

23/05/2017 00:00

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik  Llalla konfirmoi si të paster listën përfundimtare të kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Por ndërsa  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk  ka përcjellë ende në organin e akuzës listën e kandidatëve të partive të tjera, lista paraprake e PS sipas Llallës është verifikuar me kërkesë të kryeministrit Rama.

Janë mjaft raste të cilat janë kërkuar paraprakisht nga kryeministri i vendit për t’u verifikuar përpara se PS të nxirrte listën e kandidatëve të saj të cilat janë verifikuar dhe i janë kthyer përgjigjjet përkatëse kërkuesit.

A ju rezultoi sa prej tyre prekej ligji i dekriminalizimit?
Po kanë qënë disa raste dhe siç janë konstatuar në listat përfundimtare këto individë nuk janë përfshirë në listat përfundimtare”, tha Llalla.

Aktualisht në Tiranë po mbahet konferenca rajonale mbi  qasjet hetimore ndaj organizatave që përdorin internetin, tryezë në të cilën është edhe Prokurori i Përgjithshëm turk Mehmet Akarca.

Por siç rezulton ai ndodhet në Shqipëri edhe për një arsye tjeter, siç është kërkesa  e autoriteteve turke për të hetuar mbi dyshimet se disa të implikuar në grushtin e shtetit kanë zgjedhur tokën shqiptare për tu fshehur. Por prokurori turk ju shmang mediave.

– Zoti Llalla ky hetim do jetë vetëm ndaj personave apo mund të përfshijë edhe biznese të caktuara?

“Dyshimet e autoriteteve turke janë se  autorët e këtyre veprave penale të këtij grushti shteti mund të jenë edhe persona që fshihen pas bizneseve.

– Kur thoni që fshihen pas bizneseve do të thotë se do hetoni edhe biznese në Shqipëri?

“Në varësi të të dhënave që do sjellin autoritetet turke ne do kryejmë hetime brenda kapaciteteve që kemi dhe që ligji shqiptar e lejon”.

Pas vendimit që i dha pafajësinë Mark Frrokut për akuzën e një vrasjeje në Belgjikë, prokurori belg shfaqi besim ndaj drejtësisë shqiptare përsa kohë sipas tij kjo çështje nuk është mbyllur ende dhe përsa kohë autoritetet po shkëmbejnë informacione.

Top Channel