Shkodër, arrest me burg për ish-drejtorin e ALUIZNI-t
22/05/2017 00:00
Ish-drejtori i ALUIZN-it në Shkodër, i arrestuar tre ditë më parë për shpërdorim detyre, ka dalë këtë të hënë para trupit gjykues, pas kërkesës së mbrojtjes për rivlerësim të masës së arrestit.
Por Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Ardian Dodanin, duke hedhur kështu poshtë kërkesën e avokatit të tij.
Mbrotja gjatë seancës është shprehur se ish-drejtori ka vepruar në përputhje me ligjin, por organi i akuzes e ka kundërshtuar këtë duke u shprehur se janë pesë objekte që janë legalizuar në zona ku ligji e ka të ndaluar legalizimin.
Pasi ka dëgjuar argumentet e palëve, trupi gjykues ka lënë në fuqi kërkesen e organit të akuzës, duke e kthyer Dodanin në qeli.
Top Channel