
Një konferencë ndërkombëtare e Prokurorisë së Përgjithshme do të sjellë në Tiranë kryeprokurorë të rajonit, përfaqësues të komisionit të Venecias dhe Presidentin e shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve.
Konferenca që do të zgjasë dy ditë, 23-24 maj, ka temën “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”.
Ndër referuesit do të jenë Gerhard Jarosch, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, James Hamilton, Komisioni i Venecias, Cataldo Motta, Antimafia e Republikës së Italisë, Frederic van Leeuw, Prokurori Federal i Belgjikës, Mehmet Akarca, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Aleksandër Lumezi, Prokurori i Shtetit i Kosovës dhe Marko Zvrlevski, Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë.
Top Channel