Xhon Terri për herë të parë rrëfen sekretin e frikshëm: “Pas asaj penalltie të humbur më shkoi në mendje vetvrasja… Fenerbahçe rishkruan historinë në basketbollin europian. Skuadra turke arriti të triumfojë në Stamboll, pasi mundi në finale skuadrën greke të Olympiacosit, 80-64, duke u shpallur kampione e kontinentit në Euroleague.
Fillimi i sfidës ishte mjaft i mirë për Fenrebahçen, që mori menjëherë kryesimin me rezultatin 13-6. Olympiacos u përpoq që të qëndrojë në lojë me Spanoulis, por turqit e Obradoviç duket se kishin një marsh më shumë dhe e mbyllën periodën e parë 26-18.
Në periodën e dytë u pa një Olympiacos më i motivuar, që arrinte t’i kundërpërgjigjej lojës së kundërshtarit. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 39-34, në favor të Fenerbahçes.
Ekuilibri në lojë mes skuadrave vijoi edhe në fillimin e periodës së tretë, me Olympiacos që nuk e lejonte skuadrën kundërshtare të shkëputej.
Gjithsesi, Fenerbahçe ishte gjithnjë në krye dhe, me kalimin e minutave, arriti të regjistrojë avantazhin më të madh të ndeshjes me rezultatin 57-44. Pas kësaj, gjithçka u bë më e lehtë për turqit, që e çuan diferencën me grekët deri në 18 pikë, për të administruar pa shumë probleme këtë avantazh dhe për të mbyllur përfundimisht sezonin e Euroleague, me ngritjen e trofeut.
Top Channel