“Big Brother”, Ambra-Elsamed nuk do të jenë më çift

21/05/2017 00:00

“T’i japin një ndryshim timonit të lojës së tyre dhe të zgjedhin të luajnë vetëm për 100 milionë lekë”. Ky ishte lajmi që hapi mbrëmjen e së shtunës në “Big Brother”. Por më vonë, çiftet u vunë në dijeni për këtë dhe bënë zgjedhjet e tyre.

Shtëpinë e la për këtë javë çifti Gastare dhe Adnand. Gjatë javës, Gastarja dyshoi për një shtatzëni të mundshmë, që nuk rezultoi e vërtetë.

Sa i përket zgjedhjes së vijimit të garës, vetëm Ambra dhe Elsamedi luajnë vetëm. Para kësaj, çifti gjatë javës, e kryesisht Elsamedi ka diskutuar se loja bashkë po i penalizon.

“Ky Big Brother ose ka për të na afruar, ose ka për të na larguar prej njëri-tjetrit”, ishte shprehur Ambra në dhomën e rrëfimit.

“Jam munduar 100 herë t’i shpjegoj Ambrës mënyrën e thjeshtë sesi funksionojnë gjërat këtu”, është shprehur ndërkohë Elsamedi.

“Nuk e prisja që do të thoshte të luanim vetëm. Por nëqoftëse ai mendon se kështu është më e mira, unë jam plotësisht dakord me të”, tha dje Ambra.

Ndërsa të gjithë të tjerët zgjodhën të vijojnë lojën në çift.

Kjo javë do të jetë e qetë vetëm për Elisonën dhe Donaldin, si dhe Ambrën. Vetëm këta nuk shkojnë në televotim. Pritet me kuriozitet nëse Ambra dhe Elsamedi do të jenë në avantazh apo jo, me zgjedhjen që bënë. Ndërsa çifti lider është Katerina dhe Lupçe, me votim të hapur nga shumica e banorëve.

Surpriza pati për Lupçen, Marjusin dhe Fiorentinën. Kjo e fundit vazhdon me provat e xhelozisë, megjithëse Olsi i kushtoi asaj një dedikim, në të cilin dëshironte të vijonin gjatë rrugëtimin e tyre së bashku.

Banorët ishin të suksesshëm në interpretimin e baletit klasik, gjë që i bëri fitues në provën e javës, po ashtu më vonë edhe të bonusit. Si opinionistë të radhës, “Big Brother” zgjodhi Leonard Bombajn dhe bashkëshorten e tij, Alda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA