Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
Një makinë është përplasur mbi kalimtarët në sheshin “Times Square” në Nju Jork, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Shoferi është ndaluar nga forcat e rendit dhe zona është izoluar menjëherë. Të paktën 13 pacientë janë trajtuar në vendngjarje, sipas asaj që njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut.
Automjeti raportohet se ka kapërcyer një trotuar në “7th Avenue”, në afërsi të sheshit që është një atraksion i madh për turistët.
Policia tha se shoferi kishte humbur kontrollin dhe se përplasja dukej se ishte një aksident. Policia konfirmoi kështu se incidenti nuk ishte i lidhur me terrorizmin.
Por një dëshmitar okular tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se, automjeti po ecte në drejtim të kundërt të trafikut para se të godiste trotuarin dhe më pas të përplasej mbi këmbësorët.
Imazhet e postuara në mediet sociale, ndërkohë, tregonin të lënduarit që transportoheshin me barrela.
Top Channel