Dita kundër homofobisë

17/05/2017 00:00

17 maji është Dita Kundër Homofobisë, dita kur personat që i përkasin komunitetit LGBTI kërkojnë respektim më të mirë të të drejtave dhe lirive të tyre.

Por, ministrja Xhaçka thotë se situata ka ndryshuar

“Kemi bërë përpjekje dhe situata ka ndryshuar vitet e fundit, sot kemi një legjislacion efikas kundër diskriminimit”, deklaroi ministrja Olta Xhaçka.

Të njëjtin qëndrim mban edhe Ambasada Pink, e cila thotë se njerëzit që mbështesin këtë komunitet janë shtuar.

“Lëvizja ka 10 vite, e nisëm me pak njerëz, sot jemi shumë, na janë bashkuar zyrtarë, qytetarë të thjeshtë”, thotw Altin Hazizaj nga Ambasada Pink

Nga hapja e festivalit të 8 të diversitetit, Xhaçka dha edhe një mesazh.

“Nuk e di a e meritoj këtë çmim, por më ngarkon me shumë përgjegjësi. Mesazhi im: stop diskriminimit”, u shpreh ministrja.

Në ditën ndërkombëtare të homofobisë u shpërndanë çmime për 30 personat e vitit, mes të cilëve drejtori i informacionit në Top Channel, Sokol Balla, drejtuesi i Top Show, Alban Dudushi dhe gazetarja Jetona Koçibelli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA