Xhaçka: Model i ri për punësimin. Mandatin e ardhshëm, prioritet të rinjtë

16/05/2017 00:00

Nga Fondi i Nxitjes së Punësimit, vetëm për vitin 2016 kanë përfituar rreth 350 biznese. Ndërlidhësit që kanë mundësuar punësimin e punonjësve të kualifikuar janë zyrat e punës, projekt që ofron punë, 6 muaj pagë dhe 1 vit sigurime të detyrueshme nga qeveria.

“Në fund të vitit 2015, në zyrat tona të punës kishte 150 mijë punëkërkues të papunë. Ky numër është ulur sot në 94 mijë. Në këto katër vite raportohen 74 punësime të realizuara dhe më shumë se 53% e të punësuarve janë gra dhe vajza. Niveli i punësim i të rinjve është rritur me 42%. Numërojmë rreth 1 mijë persona që i përkasin minoriteteve dhe 160 persona me aftësi të kufizuara”, tha ministrja Olta Xhaçka.

Nga një prej ndërmarrjeve të industrisë fason, që prodhon këpucë “Made in Albania”, që ka punësuar 101 persona, Xhaçka premtoi se në mandatin e ardhshëm, qeveria e majtë ka disa prioritete me në fokus të rinjtë.

“Synojmë të rrisim numrin e vendeve të lira të punës me 5% që përfshin programet e Nxitjes së Punësimit, 5500 deri në 6000 punëkërkues të pa punë nga të cilët 50% nga grupet vulnerabël. Do të zbatojmë një program të ri për nxitjen e punësimit duke pasur kryesisht në fokus punëkërkuesit e papunë të rinj deri në moshën 20 vjeç”, tha Xhaçka.

Sipas ministres, aktualisht numërohen 21 zyra pune të rikonstruktura, model që do të shtrihet në të 61 bashkitë, sipas ndarjes së re territoriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA