Vlorë, sekuestrohen 40 kg kanabis

16/05/2017 00:00

Në vijim të operacionit masiv në Llakatund të Vlorës, policia gjeti sërish drogë.

Në banesën e shtetasit, Fatjon Lamçaj në fshatin Drithas, u gjet e groposur në oborr një sasi prej 40 kilogramësh kanabis.

Hashashi ishte hermetikuar në dy bidona plastikë, ndërsa 29-vjeçari Fatjon Lamçaj është arrestuar në flagrancë.

Dy ditë më parë në këtë zonë policia sekuestroi sasinë rekord prej më shumë se 15 tonë  kanabis.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA