Tiranë, gjendet një kufomë e dekompozuar
16/05/2017 00:00
Një kufomë njeriu e dekompozuar është gjetur në fshatin Kodër Shupal, në periferi të Tiranës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar.
Kufoma u gjet nga një bari i zonës, i cili lajmëroi në numrin e emergjencave 112, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kjo nuk është hera e parë që në zonën pranë malit të Dajtit gjenden kufoma.
Top Channel