Shërbimet e reja në Shkodër, Rama në spitalin e qytetit

16/05/2017 00:00

Kryeministri Rama, shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Manastirliu, vizitoi Spitalin e Shkodrës, në të cilin përgjatë 3 viteve të fundit janë investuar 5 milionë dollarë, duke e shndërruar në qendrën referenciale për zonën veriore.

Ky spital ofron sot 4 shërbime të reja, koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe rezonanca magnetike, në shërbimin e imazherisë, ndërsa së fundmi i është shtuar edhe reparti i ri i reanimacionit me infrastrukturë dhe pajisje mjekësore moderne.

“Ky spital, sot është ndër spitalet, pas QSUT, më të fuqizuarit, me kapacitetet më të ngritura dhe me një staf dhe ekip profesionistësh”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Kryeministri inspektoi edhe punimet, pjesë e projektit të Rilindjes Urbane në Razëm, një nga pikat më piktoreske të Alpeve shqiptare që do të rrisë edhe më rej turizmin malor.

“Ky është edhe një tjetër spot i bukur i bashkisë së re. Një pikë zhvillimi. Ka një gravitet këtu që është krijuar. Tani mund të shkojë duke u përmirësuar pjesë-pjesë, do stimulohen dhe investimet private”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA