Të drejtat e njeriut, Totozani pret homologun italian

15/05/2017 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka pritur sot në një takim homologun e tij italian, Mauro Palma. Në këtë takim, Totozani e ka njohur bashkëbiseduesin mbi aktivitetet e institucionit të tij.

Në mënyrë të veçantë theksi është vënë tek funksionimi i mekanizmit për parandalimin e torturës përmes inspektimeve, monitorimeve dhe rekomandimeve për punonjësit e institucioneve të vuajtjes së dënimit, por edhe në vendosjen e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Totozani do ta shoqërojë zotin Palma në disa vizita nëpër komisariatet e policisë dhe zyra të tjera, si dhe së bashku do të zhvillojnë një takim me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.

“Kjo vizitë i shërben forcimit të marrëdhënieve mes institucioneve të të drejtave të njeriut, por edhe ndërtimit të raporteve bilaterale dhe multilaterale në këtë fushë”, thuhet në një njoftim për shtyp të Avokatit të Popullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA