Shkolla speciale restaurohet me ndihmën amerikane

15/05/2017 00:00

Në Vlorë u përurua shkolla speciale për  nxënës me aftësi ndryshe, e rikonstruktuar me një fond prej 220 mijë dollarësh nga Ambasada Amerikane.

“Mundëm të ndihmojmë fëmijët me nevoja të veçanta. Kjo u realizua me ndihmë nga zyra e bashkëpunimit. Shtrimi dyshemeve, ashensori i ri. Falë këtij projekti, aksesi në shkollë do jetë më i lehtë. Mjediset e përmirësuara e parrezikshme do t’u mundësojnë nxënësëve me aftësi të kufizuara të përmirësojnë jetën e tyre. Këto projekte janë të rëndësishme për miqësinë mes dy vendeve”, tha në fjalën e rastit David Muniz, zv.Ambasador i SHBA në Tiranë.

“Bashkia e Vlorës po bashkëpunon me SHBA nëpërmjet organizatave të saj duke e shndërruar shkollën në një kënd të rehatshëm për këta fëmijë. Sot është kënaqësi që fëmijëve dhe prindërve t’ju lehtësohet jeta”, deklaroi kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Me fondin amerikan jane rikonstruktuar 10 klasa, kuzhina, një salle e madhe për aktivitete, tualetet, tarraca dhe muret rrethues të godinës.

Në këtë shkollë mësojnë 86 fëmijë të moshës 5- 15 vjeç nga Vlora dhe fshatrat përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA