Kënd i ri lojërash, Veliaj: Zgjedhje e duhur fokusimi tek fëmijët

13/05/2017 00:00

Këndi i lojërave te “Pallati me Shigjeta” është i 16-ti që ndërtohet në Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është bërë zgjedhja e duhur duke u fokusuar tek infrastruktura për fëmijët.

“Kjo është një ndërhyrje që banorët të kenë kushte dinjitoze, asfalt, trotuare, ndriçim, por sigurisht edhe për fëmijët, të cilët janë pika e dobët e Bashkisë sonë. Në dy vitet e para besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur, duke u fokusuar kryesisht te infrastruktura për fëmijët, te çerdhet, kopshtet, këndet e lojërave, shkollat. Kemi filluar 4 shkolla, kemi edhe 16 të tjera dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë, sigurohemi që qyteti ka një “pajë” për gjeneratën e ardhshme”, tha ai.

Veliaj garantoi qytetarët se pavarësisht situatës politike apo pushimeve të verës, Bashkia do të jetë në terren për të përmirësuar infrastrukturën apo shërbimet për komunitetin.

Investimi i Bashkisë që Tiranës parashikon vendosjen e moduleve të ndryshme të lojërave për fëmijë, si dhe ndërtimin e trotuareve, rrugicave, ndriçimin, vendosjen e stolave dhe të bimësisë dekorative, duke krijuar një mjedis të këndshëm për të gjithë banorët e zonës pranë “Pallatit me Shigjeta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA