Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të kursejë aspak në merkaton e transferimeve. Kampionët e Gjermanisë kanë vënë prej kohësh në shënjestrën e tyre Marco Verratin dhe Alexis Sanchez dhe sipas të përditshmes gjermane “bild”, ata janë gati të shpenzojnë plot 120 milionë euro.
Agjenti i Verrattit ditë më parë la të nënkuptohet me deklaratën e tij se objektivi i futbollistit tani është fitorja e Ligës së Kampioneve dhe se titulli në Ligue 1 nuk mjafton. Kjo do të kërkohet të shfrytëzohet nga bavarezët, të cilët janë në kërkim të zëvendësuesit të Xabi Alonsos që do të tërhiqet në fund të sezonit.
Për sa i përket Alexis Sanchez pëlqehet sepse është në gjendje që të luajë si sulmues i parë gjë që e bën atë një alternativë të vlefshme të Robert Lewandowski, por edhe si sulmues krahu aty ku Robben e Ribery janë shfrytëzuar në maksimum.
Top Channel