
Në fjalën e mbajtur gjatë protestës së opozitës, Lulzim Basha shpalosi për herë të parë platformën e plotë ekonomike të asaj që ai e quan Republika e Re.
Zoti Basha premtoi uljen e taksave, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe nxitjen e prodhimit bujqësore përmes subvencioneve masive për fermerët.
“Që në krye të katër viteve të para të republikës së re pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj. Në asnjë bij apo bir shqiptari nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike. Republika e Re do të jetë republika e taksave të ulëta me 9% taksën e sheshtë ne do i japim frymëmarrje sipërmarrjes shqiptare. Do të injektojmë 1 miliardë euro në ekonomikë kombëtare, do të ndezim motorët e saj, do të çlirojmë enerjginë pozitive që do të krijojë mijëra vende pune e do të përmirësojë jetën e shqiptarëve dhe do të rrisë rrogat e fuqinë blerëse të tyre. Republika e re do të kthejë mbi 40 mijë familje të hequra padrejtësisht nga ndihma ekonomike, ku paratë që u jepen me një dorë nuk do tu merren me dorën tjetër, sepse të gjitha familjet me ndihmë ekonomike republika e re do të paguajë faturat e energjisë deri 300 kv, dhe faturat e ujit të pijshëm për konsum familjar. Paratë që sot zhduken në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve barkderra, do të kthehen në subvencione plot 100 milionë euro në vit, për çdo familje fermere në bazë të prodhimit, në bazë të tokës që punon, dhe krerëve që mbarështron dhe mbi 50 milion euro të tjera në vit për rrugë, vaditje, tregje. Doganën do ta ulim traun për prodhimet e eksportit që ju konkurrojnë në mënyrë të pandershme. Tarifat e republikës së re do ta barazoj djersën e fermerit shqiptar me djersën e fermerit europian”, tha Basha.
Top Channel