Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale në prokurori kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe disa punonjës të tjerë të kësaj bashkie për abuzim të fondeve publike në vlerën 76.4 milionë lekë.

Sipas KLSH-së, dëmi është konstatuar pas një kontrolli ku audituesit kanë gjetur abuzime në tendera, pagesa të bëra për punë të pakryera si dhe disa shkelje të tjera financiare.

Kontrolli i shtetit thotë se të gjitha materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Vlorës, ku është bërë dhe kallëzimi penal për kryetarin Goro dhe 9 zyrtarë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA