Eurodeputetët në krah të Hahn. OSBE: Jo dhunë në 2017

12/05/2017 00:00

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëherësh raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, mbështet letrën e Komisionerit për Zgjerim, Johannes Han, me të cilin ai një ditë më parë iu drejtua shqiptarëve.

Ai thotë se është i trishtuar për situatën në vend edhe pas bisedimeve që pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Përgjegjësia është e qartë”, thotë Fleckenstein. Po ashtu, një natë më parë, mesazhin e Hahnit e mbështeti edhe eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan.

Të enjten, Komisioni Europian dha verdiktin përfundimtar për krizën politike dhe përgjegjësit e saj. Johannes Hahn e quan të qëllimshëm dështimin e negociatave nga Partia Demokratike dhe vendimin e saj për bojkotin e zgjedhjeve. Komisioneri paralajmëroi krerët e PD-së për përgjegjësi personale dhe izolim nëse tentojnë të pengojnë zgjedhjet e 18 qershorit, si në Kavajë.

Zgjedhjet pa opozitën, Hahn i vlerëson si legjitime.

Edhe prezenca e OSBE-së në Tiranë nëpërmjet një postimi në Twitter shprehet se në 2017 nuk ka vend për dhunë.

“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”, thuhet në postimin e OSBE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA