Prodhuesit vendas të qumështit: Na mbroni nga importet

11/05/2017 00:00

Komisioni për vlerësimin e masave për importet do të nisë një procedurë hetimore ndaj importeve të qumështit të trajtuar në temperature të lartë me qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendas në këtë sektor.

Në Ministrinë e Ekonomisë u mblodh ky komision ndërinstitucional  i përbërë nga përfaqësues të disa ministrive, drejtoria doganave dhe unioni i dhomave të tregtisë.

Anëtarët e Komisionit u njohën me një prezantim nga Ministria e Zhvilimit Ekonomik, lidhur me kërkesën e sektorit të Industrisë së përpunimit të qumështit.

Në analizën për vlerësimin e dëmeve u mor parasysh vëllimi i importeve, i cili ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 34 përqind në periudhën 2011-2016, çmim në ulje i importeve dhe ndikimi në tregun vendas.

Po ashtu u morën parasysh skemat subvencionuese në këtë sektor në vendet e rajonit krahasuar me vendin tonë.

Komisioni ra dakord që të nisë një procedurë hetimore për vendosjen e masave mbrojtëse, ku do të informohen dhe gjithë palët në këtë proces.

Qumështi i trajtuar në temperaturë të lartë është një mënyrë sterilizimi e shpejtë me avuj uji. Ai mundëson mbajten e vetive të produktit të fresket dhe me konservim të gjatë deri në 6 muaj në temperatura ambienti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA