Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Boston Celtics bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Konferencës së Lindjes në NBA.
Skuadra e Celtics fitoi ndeshjen e pestë ndaj Washington Wizards me rezultatin 123-101, duke marrë kryesimin e serisë së gjysmëfinaleve në 3-2. Në “TD Garden”, skuadra e drejtuar nga trajneri Brad Stevens zhvilloi një lojë shumë të mirë, duke e dominuar kundërshtarin e saj.
Çelësi i suksesit të Bostonit në këtë ndeshje ishte loja kompakte dhe mbrojtja solide, duke detyruar basketbollistët e Wizards të bëjnë shumë gabime dhe të humbasin sulme. Thomas e mbylli ndeshjen me 19 pikë, ndërkohë që heroi për Bostonin u bë Avery Bradley, me 29 pikë të shënuara, duke vendosur një rekord personal përsa i përket fazës së “playoff”-it.
John Wall me 21 pikë e Beal me 16 nuk mjaftuan për Washington që të evitonte këtë disfatë. Tani, skuadrës së Wizards duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e 6 për ta çuar serinë e përballjeve me Boston, në ndeshjen e 7 që do të luhet pikërisht në “TD Garden”.
Skuadra që do të dalë e fituar nga kjo përballje do të luajë në finalen e Konferencës me Cleveland Cavaliers, që eliminoi me lehtësi skuadrën e Toronto Raptors.
Top Channel