Përfaqësuesja shqiptare nuk duhet nënvlerësuar. Ky është mesazhi i dhënë nga futbollistët e Spanjës gjatë gjithë këtyre ditëve dhe që u përforcuan edhe më shumë nga deklaratat e trajnerit Julen Lopetegui.
“Shqipëria siguroi një kualifikim me nder për në Evropianin e Francës dhe në ndeshjen e parë me të ne vuajtëm për të fituar. Në ndeshjen me Italinë meritonte të fitonte. Është një skuadër që ka në përbërje lojtarë të talentuar, me shumë fizik dhe e rregullt në aspektin taktik”, tha Lopetegui.
Gjithmonë e më e vështirë bëhet situata për Gerard Pique në përfaqësuesen spanjolle. Stërvitjet e tij po shoqërohen me kontestime, deri me thirrje për t’u larguar nga përfaqësuesja, gjë të cilën vetë mbrotjësi i Barcelonës në konferencën për shtyp e ka mohuar.
Veç çështjeve politike, ai është shprehur i kujdesshëm edhe për vlerësimin e Shqipërisë: “Shqipëria është një skuadër e komplikuar dhe këtë e tregoi duke u kualifikuar për në Evropianin e Francës. Ne na kushtoi shumë fitorja në sfidën e luajtur më parë me të, pavaraasisht nga ajo që tregoi rezultati. Shqipeëria mbyllet shumë mirë në mbrojtje dhe në kundërsulm mund të të dëmtojë”.
Gjendjes së tensionuar politike i trembet jo pak edhe pushteti lokal i Alikantes, qyteti në të cilin ditën e premte do të luhet ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë. Për të qetësuar disi situatën, edhe kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Gabriel Etxabarri, i ka kërkuar tifozerisë që të evitojë vërshëllimat.
“Duhet të inkurajojmë lojtarët tanë sepse për kombëtaren ne jemi të bashkuar. Duhet të tregojmë bashkimin në futboll dhe jo vërshëllima që tregojnë përçarje”, u shpreh kryebashkiaku.
Top Channel