Më 1 qershor hyn në fuqi plotësisht kodi i ri doganor, i cili është miratuar në 2014 nga Parlamenti. Në Këshillin e Investimeve pranë Ministrisë së Ekonomisë u morën në shqyrtim propozime për të lehtësuar disa procedura doganore.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të gjitha përafrimet që ka bërë në Kodin Doganor është udhëhequr nga ‘aqui comunitaire’ dhe nga rregulloret e BE-së, por duke patur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i CEFTA-s, këto lehtësira t’i shikojmë edhe në këtë kuadër”, tha ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi.

Ministrja Ekonomi shtoi se duhet më shumë informacion për bizneset eksportuese për të përfituar nga ndryshimet ligjore dhe procedurat e reja.

“Ata kanë nevojë për informacion të plotë mbi ndryshimet që pëson kodi i ri doganor dhe të krijojë një ndërgjegjësim publik për ndryshimet e reja që do vijnë në Kodin Doganor”, tha ministrja Ekonomi.
 
Kodi Doganor ka hyrë në fuqi gradualisht nga viti 2015. Ai synon thjeshtëzimin e procedurave, kryerjen e kontrolleve në bazë të riskut, si dhe rritjen e masave që çojnë në një regjim doganor elektronik pa letra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA