Talasemia, vjen stina e keqe

08/05/2017 00:00

Jeta e saj varet pas çdo qeseje me gjak që dhurohet dhe këtë e kujton gjithmonëë çdo dy javë kur merr rrugën drejt Qendrës së Hemofilisë ku ben transfuzionin.

“Unë bënë 21 vjet dhe unë që në moshën 2 vjeç kam filluar transfuzionin”, thotë Ermela.

Sot është 23 vjeç, studente në vitin e fundit në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe ka vite që e ka pranuar që do të bashkëjetojë me talaseminë e do t’i  duhet të lutet që të shtohen ata që dhurojnë gjak. Afrimi i stinës së verës e vë në panik, pasi merr gjysmën e sasisë së gjakut që i nevojitet.

“Një person me talasemi duhet të marrë 2 qese gjaku me një ardhje në spital. Periudhën e verës ka nga ata që marrin vetëm një, për të mos thënë që ka që nuk marrin fare. Është problem dhurimi i gjakut vullnetar”, shton ajo.
 
Të mos marrësh sasinë e gjakut që kërkon organizmi i një pacienti me talasemi ka pasoja të rënda shëndetësore.

“Një herë në 3-4 muaj shoh që janë bebe të reja. Nuk marrin guximin që të bëjnë një analizë. Elektroferiza e hemoglobinës quhet, që tregon je mbartës ose jo”, shton Ermela.

Ermela u kujton të gjithë prindërve të rinj se përveç kostos financiare ka dhe kosto të tjera, ndërsa për autoritetet shëndetësore ka një kërkesë.

“Ne akoma mjekohemi nga mjekë peidiatër dhe në momentin që shkon tek një gjinekolog apo kardiolog ka raste që të thonë se nuk e di këtë problem dhe nuk të marr përsipër”, shprehet 23-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA