Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Riaftësimi nga dëmimi duket se po shkon më mirë se ç’mendohej për Zlatan Ibrahimoviç.
Sipas të përditshmes suedeze “Expressen”, mjekët e klinikës në Pittsburgh, që operuan sulmuesin 35-vjeçar, mbetën të habitur kur panë gjendjen e gjurit të tij.
Sipas një komunikate të publikuar nga agjenti i Ibrahimoviç, Mino Raiola, mjekët kishin deklatruar se nuk kishin parë kurrë gju kaq të fortë dhe se për ta ishte e paimagjinueshme, që një lojtar me 20 vite karrierë të kishtë një artikulacion në gju kaq perfekt.
Në të njëjtën kohë, mjekët theksuan se gjuri i Ibrahimoviç ishte kaq i fortë, saqë kërkuan që ta operojnë sërish atë kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, për ta studiuar në mënyrë më të detajuar nga ana shkencore.
Top Channel