Kreditë për strehim, Bashkia e Tiranës ndihmon 1 mijë familje

08/05/2017 00:00

Rreth 1000 familje në Tiranë do të mund të përfitojnë kredi të buta nga bashkia për blerjen e shtëpisë së tyre parë. Programi ka në vëmendje të vecantë familjet e reja dhe u garanton atyre një kredi 20 vjecare, me normë interesi 3 %, pavarësisht luhatjeve të tregut. 

“Çdo gjë mbi 3 përqind është ajo që amortizon Bashkia Tiranë. Që sot mund të jetë 2 ose 3 pikë përqindje, nesër, ne kemi patur kredi edhe 7, 10, apo 12 përqind”, tha Veliaj.
 
Familjet me 1 deri në 3 pjesëtarë duhet të kenë të ardhura jo më shumë se 66 mijë lekë për të përfituar një kredi jo më shumë se 3.6 milionë lekë. Kufijtë e të ardhurave për të përfituar kredinë e butë si dhe shuma maksimale e kreditimit rritet me rritjen e pjesëtarëve të familjes ku për 4 deri në 6 pjesëtarë të ardhurat maksimale duhet të jenë 105 mijë lekë për të përfituar një apartament 2 plus 1 me kredi jo më shumë se 5.7 mln lekë.

“Arsyeja pse targetojme familjet e reja, është shumë e thjeshtë nëse dikush ka ardhur qoftë nga rrethe të tjera, ka mbaruar universitetin këtu sapo është martuar apo bërë me fëmijë, sa ka gjetur një punë pra mund të përballojë këstet e kredisë meriton të ketë një dorë krahasuar me dikë që ka 40 50 vite që e ka konsoliduar familjen e vet. Por kjo nuk përjashton familjet e vjetra”, u shpreh ai.

Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 1 milionë dollarë për subvencionimin e interesave mbi 3 % dhe nga kjo shumë bankat e nivelit të dytë pritet të injektojnë 50 deri në 60 milionë dollarë në total për kreditë e buta. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA