
Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta, e ka uruar edhe një prej senatorëve të Shteteve të Bashkuara, Orrin G. Hatch.
“Ju lutem, pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj president. Ishte një kënaqësi e madhe t’iu takoja gjatë betimit të presidentit Trump. Më pëlqeu thellësisht biseda jonë për Reformën në Drejtësi, trafikun e drogës dhe kauzën tonë të përbashkët për të mposhtur Shtetin Islamik”, shkruan ndër të tjera Hatch në letrën drejtuar ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta, president i zgjedhur që pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik.
Në letër vlerësohet gjithashtu kontributi i rëndësishëm, edhe pse një nga anëtarët më të rinj të NATO-s, i Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në Europën Jugore, për të luftuar terrorizmin në Irak dhe Afganistan, si dhe për të këshilluar kombet që aspirojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake perëndimore.
“Pres që të punoj me ju për të çuar përpara objektivat e përbashkëta të të dy kombeve tona”, shkruan në fund Orrin G. Hatch, kryesues i Senatit amerikan në mungesë të zv.presidentit prej 2015-s.
Top Channel