Futbolli i femrave, Vllaznia shpallet kampion

07/05/2017 00:00

Për herë të katërt radhazi, skuadra e Vllaznisë për femra në futboll është shpallur kampione.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, skuadra vendase konfirmoi sërish veten kampione dhe mori titullin për herë të katërt radhazi. Në takimin e fundit për këtë sezon, të zhvilluar me ekipin e The Doors, ekipi i femrave të Vllaznisë fitoi me rezultatin 4-0, me një tregolësh të realizuar nga Uendi Muja dhe një gol të Ambra Gjergjit.

Vllaznia fiton këtë titull kampion me një statistikë fantastike: asnjë humbje, të gjitha fitore dhe me vetëm një gol të pësuar.

Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marrë pjesë në turin paraeleminator të UEFA Women’s Champions League, në 22 gusht.

Top Channel