Policia e Elbasanit u vu në alarm mëngjesin e së shtunës pas një njoftimi për lëndë eksplozive të vendosur poshtë një mjeti të parkuar në qendër të qytetit, pranë teatrit Skampa.

Pasi u bë rrethimi i zonës dhe evakuimi i ndërtesave rrotull është dashur rreth 2 orë për mbërritjen nga Tirana të ekspertëve të forcave xheniere, të cilët bënë shpëthimin ë kontrolluar, rreth mesditës.

Pas verifikimeve rezultoi se poshtë mjetit  ishte vendosur rreth rreth 100 gram ekploziv i fuqishëm C4, i lidhur me një aparat celular brenda. 

Dëshmitarë pranë vendit thanë se ishte pikërisht drejtuesi i mjetit, i cili njoftoi policinë për një pako të vendosur poshtë makinës së tij. Identiteti i pronarit të makinës nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Ekplozivi dyshohet se  do të aktivizohej me anë të thirrjes telefonike pasi mjeti të lëvizte, ndërsa nga shpërthimi mund t’u rrezikohej jeta edhe kalimtarëve të rastit.

Pronari i automjetit po merret në pyetje nga policia mbi konflikte të mundshme apo të shkuarën e tij.

Top Channel