James e Morata “zhvlerësojnë” Ronaldon

06/05/2017 00:00

Realit të Madridit i mjaftoi pjesa e parë të dalë me pikë të plota nga fusha e modestëve të Granadas.

Pa Ronaldon, Bale e titullarëve të tjerë, skuadra e drejtuar nga Zidane shkoi drejt fitores falë James Rodriguez dhe Alvaro Moratas.

I pari i vendosur nga Zizu në rolin e organizatorit dhe i dyti si sulmues i vetëm, shënuan nga dy gola dhe mbyllën takimin që në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën, madrilenët kursyen energjitë për derbin e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletikos.

Me këtë fitore, Reali barazon Barcelonën me 84 pikë në krye të tabelës, por me një ndeshje më shumë për të luajtur se sa katalanasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB