Gjendet një trup i pajetë në bregun e Sazanit

06/05/2017 00:00

Një trup i pajetë është konstatuar mëngjesin e sotëm në afërsi të ishullit të Sazanit.

Informacionet paraprake të Rojes Bregdetare të Marinës thonë se rreth orës 09.25 është konstatuar trupi i pajetë në pjesën veriore të ishullit, rreth 5-6 metra larg nga bregu i detit.

Bëhet e ditur se janë nisur shërbimet përkatëse për të nxjerrë trupin nga uji dhe për të bërë të mundur identifikimin e tij.

Top Channel