Cakran, qendër e re shëndetësore për 30 mijë banorë

06/05/2017 00:00

Banorët e Cakranit do të kenë një qendër të re shëndetësore, pas investimit prej 70 mijë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim.

“Në këtë kuadër, ky investim, me mbështetjen e Bashkëpunimit Zviceran, nëpërmjet projektit “Shëndet për të Gjithë”, përmirëson shërbimin jo vetëm për 15 mijë banorët e zonës së Cakranit, por i shërben edhe tre njësive të tjera administrative, duke mbuluar në total rreth 30 mijë banorë. Është një model të cilin ne duam ta zgjerojmë dhe në qarqe të tjera të vendit”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Për ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri, profesionistët e shëndetësisë kanë nevojë edhe për infrastrukturë të përmirësuar, përveç trajnimeve dhe edukimit të vazhduar.

“Bashkëpunimi Zviceran pranoi të mbështesë sektorin e shëndetësisë pasi vumë re se popullata në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, nuk ka kujdes shëndetësor me cilësi. Synimi i mbështetjes zvicerane nuk janë qytetet e mëdha, por zonat e neglizhuara, fshatrat si Cakrani. Unë shpresoj se kjo ndihmë zvicerane i përgjigjet nevojave reale të njerëzve në këtë zonë për të marrë shërbime shëndetësore të mjaftueshme dhe dinjitoze”, deklaroi Christoph Graf.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA