
Barcelona mban ende gjallë shpresat për titullin kampion në Spanjë. Katalanasit fituan 4-1 ndaj Vilarealit dhe shpresojnë në mrekullinë e Granadas ndaj Realit të Madridit.
Serinë e golave për vendasit e hapi Nejmar në minutën e 21. 10 minuta më vonë, Camp Nou heshti nga barazimi i “Nëndetëses” me anë të Bakumbut.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Lionel Messi bën gjithçka vetë dhe rikthen gëzimin në stadium. Argjentinasi shmangu mbrojtjen vendase dhe lëshoi drejt portës mike një gjuajtë tokas karakteristike të tij.
Në pjesën e dytë, Suarez dhe sërish Messi me penallti vulons gjithçka.
Me këtë fituare, Barcelona ngjitet në kuotën e 84 pikëve, 3 më shumë se Reali, por madrilenët kanë dy ndeshje më pak, përfshirë atë ndaj Granadës, që luhet në 20:45.
Top Channel