“Whatsapp”, shërbimi aq popullor i mesazheve, u shkaktoi probleme miliona përdoruesve nëpër botë me bllokimin e tij, megjithatë, pas disa orësh është rikthyer në funksion të plotë.
Vështirësi komunikimi pati fillimisht në Europë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dhe Amerikën e Jugut, por më pas telashet u përhapën edhe në pjesë të tjera të globit, përfshirë dhe vet Shqipërinë.
Ato prekën më së shumti personat që përdorin sistemin operativ “iOS” të “Apple”-it, “Android”-in e “Alphabet Inc” dhe “OS” të “Microsoft”-it.
Vetë drejtuesit e “whatsapp”-it e pranuan përmes një “e-mail”-i të dërguar mbrëmjen e një dite më parë se, për disa orë me radhë, përdoruesit nuk kanë pasur akses në këtë shërbim.
“Tani problemi është zgjidhur – thonë ata, – dhe ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar”. Në Brazil, ku klasat profesionale mbështeten shumë te shërbimi i mesazheve, “whatsapp” ra për rreth dy orë e gjysmë.
Shumë prej përdoruesve të tij vendosën t’i kthehen sistemit rival “Telegraf”, i cili i ka shtuar radhët e ndjekësve të tij në këtë vend me miliona vetë, pikërisht falë dy rasteve të mëparshme të vështirësive me “whatsapp”-in.
Aplikacioni tejet i preferuar për mesazhet e shkruara përdoret nga mbi 1.2 miliardë persona nëpër botë dhe konsiderohet një nga mjetet kryesore të komunikimit dhe tregtisë në një numër të madh vendesh. Ai u ble nga “Facebook” në vitin 2014 për 19 miliardë dollarë.
Top Channel