Shkodër, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

04/05/2017 00:00

Një këmbësor u përplas për vdekje nga një kamion mesditën e së enjtes, në rrugën kryesore të fshatit Mjedë të Shkodrës.

52-vjeçari humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Mjeti që e shtypi drejtohej nga një 38-vjeçar nga Puka, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Top Channel