Sot 77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj ndan urimin: Një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar
Pas një dite intensive të diplomatëve në Tiranë dhe veçanërisht ambasadorit amerikan Donald Lu, Edi Rama dhe Lulzim Basha thirren edhe njëherë në zyrën e Bujar Nishanit.
Megjithëse shpresat janë të pakëta, presioni i zgjedhjeve në Kavajë pas pak ditësh dhe oferta McAllister mund të jenë korniza e një kompromisi mes qeverisë dhe opozitës.
Ndryshe nga takimi i një dite më parë, kur Basha hyri pak minuta më vonë në Presidencë, pasditen e së enjtes Kryeministri dhe kreu i PD-së hynë thuajse njëkohësish,t këtë herë jo në tryezë, por në kolltuqe më të rehatshme.
Po ashtu, për dallim nga takimi i së mërkurës, në këtë tryezë Rama nuk ka në krah të tij kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e po ashtu as Basha Edi Palokën.
Takimi u thërrit nga Presidenti në orët e drekës.
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhej në njoftimin e Presidencës.
Gjatë ditës, shefi i Qeverisë është takuar dy herë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërkohë që nga çadra e protestës, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në takimin e parë të thirrur nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama ofroi më pak nga sa kishte propozuar McAllister.
“Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë PPE-ja, kurse dje i thoshtë në takim Lulzim Bashës ‘as që i njoh fare ato propozime’. Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhje mëshire, por edhe mëshira ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua, pastaj të pret fataliteti, të cilin e meriton në çdo formë”, tha Berisha.
Top Channel