
Partizani-Kukësi është sfida që ka marrë të gjithë vëmendjen e kësaj fundjave në Kategorinë Superiore. Në “Selman Stërmasi” do të vihen përballë skuadrat që kryesojnë kampionatin, me pikë të barabarta nga 65, dhe që janë në duel të fortë për titullin kampion.
Mbrojtësi i “të kuqve”, Renato Malota është i vetmi lojtar nga të dyja skuadrat, që ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes.
“Jemi gati për përballjen ndaj Kukësit. Kjo ndeshje mendoj se ka ardhur në momentin e duhur. Kam bindjen se ndaj Partizanit, kjo skuadër do të pësojë edhe humbjen e parë në kampionat. Për ne, kjo është finalja e sezonit, ndaj dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç fitores”, tha Renato Malota, futbollist i Partizanit.
Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit do të zhvillohet ditën e premte në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe do të gjykohet nga arbitra të huaj, pasi FSHF-ja ka pranuar kërkesën e klubit të Partizanit.
Sa i përket policisë, përveçse ka ndikuar në zhvillimin e kësaj ndeshjeje ditën e premte, pasi nuk e merrte përsipër ditën e shtunë, ka angazhuar rreth 400 forca, një numër më i ulët ky sesa në ndeshjet derbi.
Top Channel